Haxhiu: Abelard Tahiri paska adresuar publikisht shpifje

  • A.P /
  • 08 April 2024 - 19:15
Haxhiu: Abelard Tahiri paska adresuar publikisht shpifje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i është kundërpërgjigjur shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cil sot ka pyetur se pse partia në pushtet po hesht për mostrat e rastit Dehari, të cilat u gjetën javën e kaluar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Haxhiu, përmes një shkrimi në Facebook, e ka quajtur Tahirin “ish-ministër shurdhues”, duke thënë se po “adreson shpifje”.

“Ish ministri më shurdhues, Abelard Tahiri paska adresuar publikisht shpifje të cilat nuk janë për t’u injoruar, por të cilat kërkojnë reagimin e institucioneve përkatëse të drejtësisë”, shkroi Haxhiu.

Ajo thotë se qysh më 7 dhjetor 2022 i ka njoftuar institucionet e drejtësisë për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

Në një postim në Facebook, deputeti i PDK-së ka shtruar edhe disa pyetje të tjera, lidhur me atë se kush i vodhi këto mostra, e ku qëndruan ato për një vit e gjysmë.

Tutje ai ka pyetur se a ka pasur ndërhyrje në mostra në kohën sa ato ishin jashtë Institutit, derisa tutje ka shkruar se kush i ka kthyer ato tani.


(Kosova Sot Online)