FSK arrin suksese në garën e “Luftëtari më i mirë” në Ajova të SHBA-së

  • S.A /
  • 09 April 2024 - 08:38
FSK arrin suksese në garën e “Luftëtari më i mirë” në Ajova të SHBA-së

Me ftesën nga Garda Kombëtare e Ajova-s, të Shteteve të Bashkuar atë Amerikës, pjesëtarët  nga Forca e Sigurisë së Kosovës, OR5 Agron Bojku dhe OR3 Emir Ahmetaj morën pjesë në garën e “Luftëtari më i mirë” ku treguan performancë të lartë duke përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në njoftimin e FSK-së është bërë e ditur se dy nga ta u rënditën në mesin e më të mirëve, duke zënë vendin e katër dhe të pestë.

“Ushtarakët nga FSK-ja, treguan disiplinë dhe së bashku me pjesëmarrësit tjerë shkëmbyen përvojat e tyre, falë angazhimit disiplinës dhe përkushtimit ata radhitën ndër më të mirët, në kategorinë e  ushtarëve OR3 Emir Ahmetaj u rendit i katërti , ndërsa OR5 Agron Bojku në kategorinë e nënoficerëve u  rendit i pesti”, thuhet në njoftim.

Partneriteti me Ajova është një nga partneritet më të suksesshme që ka krijuar mundësi për  t`u trajnuar e shkëmbyer përvojat së bashku, gara e “Luftëtari më i mirë” është në garë vjetore ku pjesëmarrësit sfidohen në disa disiplina ushtarake, si ato fizike e taktike dhe vlerësimi bëhet për secilën disiplinë.

Përndryshe kjo garë sfidon pjesëmarrësit në: testim fizik, kualifikimi me armë M4, gjuajtje stresuese me M4 dhe M17, navigim tokësor ditën dhe natën, detyrat e luftëtarit, poligoni me pengesa, hedhja e granatës, paraqitja para bordit, marshimi me pesha në 20 km dhe detyra tjera të luftëtarit.

(Kosova Sot Online )