Zelensky: Ukraina mund ta humbë luftën kundër Rusisë

  • A.P /
  • 09 April 2024 - 21:50
Zelensky: Ukraina mund ta humbë luftën kundër Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina do ta humbë luftën kundër Rusisë, nëse Kongresi amerikan nuk e miraton një paketë të madhe të ndihmës ushtarake, teksa forcat ruse e rrisin prezencën në vijën e frontit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ushtria ukrainase e ka pranuar se luftimet rreth vijës së frontit në qytetin Çasiv Jar janë “të vështira”, mirëpo forcat janë duke rezistuar.

Ukraina vazhdon të kërkojë ndihmë urgjente prej Shteteve të Bashkuara, sidomos për paketën e propozuar në vlerë të 60 miliardë dollarëve, e cila është bllokuar që disa muaj nga republikanët në Kongres.

“Është e nevojshme që specifikisht t’i tregojmë Kongresit që nëse Kongresi nuk i ndihmon Ukrainës, Ukraina do ta humbë luftën”, ka thënë Zelensky përmes një video-incizimi.

Do të jetë e “vështirë” për Ukrainën “të mbijetojë pa ndihmë”, ka thënë Zelensky.

“Nëse Ukraina humb luftën, shtetet tjera do të sulmohen”.

(Kosova Sot Online)