Zhulali: Erion Veliaj i kapur në korrupsion galopant

  • A.P /
  • 09 April 2024 - 22:32
Zhulali: Erion Veliaj i kapur në korrupsion galopant

Ilda Zhulali, këshilltare e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, tha se organet e reja të drejtësisë janë të dirigjuara politikisht.

Zhulali tha se ndërkohë që lideri i opozitës, Sali Berisha, mbahet në arrest shtëpiak me një nen që është shfuqizuar 7 vite më parë dhe pa një akuzë, këto organe të reja të drejtësisë, kanë frikë ti përmendin emrin Erion Veliajt.

“Ne jemi të vendosur të ndjekim të gjithë hapat institucionalë dhe ligjorë, edhe pse e kemi të qartë se Veliaj do të bëjë çdo përpjekje për t’iu shmangur llogaridhënies para Këshillit Bashkiak”, tha Zhulali.

Ajo tha se Erion Veliaj është kapur sërisht me një korrupsion galopant si ai në rastin ‘5D’. Duke i cilësuar drejtorët e Erion Veliajt si një organizatë korruptive, Zhulali tha se Kryebashkiaku është i pacipë, vijon të gënjejë dhe po përpiqet ti shpëtojë përgjegjësive të veta.

“Veliaj po hiqet si viktimë, ndërkohë që viktimë janë qytetarët e Tiranës. Ngado që të sillesh del inceneratori fantazëm dhe ‘5D’, për të cilat tani është provuar me fakte dhe prova, përfshirja e Erion Veliajt.

I kërkojmë qytetarëve të Tiranës të na mbështesin dhe të detyrojnë Erion Veliajn të japë dorëheqjen dhe të përballet me drejtësinë.

Ata do të përpiqen të zhdukin dokumentet që ndodhen në Bashki, ndaj edhe ai duhet të largohet si kryebashkiak”, tha Zhulali.

(Kosova Sot Online)