Osmani: Festa e Fitër Bajramit është përkushtim ndaj besimit, sakrificës dhe vetëmohimit

  • E.K /
  • 10 April 2024 - 08:09
Osmani: Festa e Fitër Bajramit është përkushtim ndaj besimit, sakrificës dhe vetëmohimit

Presidentja e Kosovës , Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët e fesë islame për festën e Fitër Bajramit, përcjell "Kosova Sot Online".

Ajo ka thënë se Festa e Fitër Bajramit është përkushtim ndaj besimit, sakrificës dhe vetëmohimit.

“Festa e Fitër Bajramit është përkushtim ndaj besimit, sakrificës dhe vetëmohimit.

Lutjet dhe sakrifica juaj përgjatë muajit të Ramazanit u pranofshin. Ju përcjelltë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja!

Në këtë ditë feste, të gjithë duhet ta hapin zemrën, ta shtrijnë dorën e mirësisë dhe bujarisë për ata që kanë nevojë.

Qoftë kjo ditë e mbushur me gëzim të pakufishëm, paqe, tolerancë dhe respekt të ndërsjellë!

Urime dhe me fat Fitër Bajramin!”, thuhet në urimin e presidentes.

(Kosova Sot Online)