Osmani pas vizitës në BIK: Të punojmë së bashku për qytetarët dhe shtetin tonë

  • E.K /
  • 10 April 2024 - 12:17
Osmani pas vizitës në BIK: Të punojmë së bashku për qytetarët dhe shtetin tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga Bashkësinë Islame e Kosovës ka uruar festën e Fitër Bajramit, përcjell "Kosova Sot Online".

Osmani ka falënderuar BIK-un për rolin që luan në mënyrë që shteti të ecë para.

Presidentja Osmani tha duhet punuar bashkërisht për të çuar përpara shtetin.

“Ishim këtu për të nderuar kryemyftiun dhe bashkëpunëtorët e tij, dhe nëpërmjet tyre, edhe shumë qytetarë për këtë festë të bekuar. Lutjet përgjatë Ramazanit të jenë të pranuara. Faleminderit për rolin që luan BIK-u në mënyrë që qytetarët tanë të ecin përpara. Dua t’i falënderoj për bashkëpunimin për sfidat me të cilat përballet vendi ynë. Për kontributin e dhënë gjatë Ramazanit. Të punojmë së bashku për qytetarët dhe shtetin tonë”, ka thënë Osmani.

(Kosova Sot Online)