Për Festën e Fitër Bajramit, drejtori i Policisë së Kosovës shkon te myftiu Tërnava

  • E.K /
  • 10 April 2024 - 13:20
Për Festën e Fitër Bajramit, drejtori i Policisë së Kosovës shkon te myftiu Tërnava

Për Festën e Fitër Bajramit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, me bashkëpunëtorë vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovësku u prit nga myftiu Naim Tërnava, përcjell "Kosova Sot Online".

Hoxha uroi myftiun për festën e Fitër Bajramit, duke i dëshiruar atij dhe gjithë besimtarët myslimanë që këtë festë “ta festojnë me shëndet, begati e në harmoni familjare e shoqërore”.

Myftiu Ternava falënderoi Hoxha për vizitën dhe njëherësh i uroi atij dhe Policisë së Kosovës këtë festë të rëndësishme për besimtarët myslimanë, duke u lutur që paqja, harmonia, begatia e çdo e mirë tjetër “të na përcjellë në këtë jetë”.

(Kosova Sot Online)