Analisti polak: Serbia po e përjeton ri-Milosheviqizimin, nën udhëheqjen e Vuçiqit

  • E.K /
  • 11 April 2024 - 12:42
Analisti polak: Serbia po e përjeton ri-Milosheviqizimin, nën udhëheqjen e Vuçiqit

Sot, 25 vjet më parë, u vra gazetari, pronari i Dnevni telegraf dhe European – Slavko Curuvija. Dhe ky vit do të mbahet mend për vendimin e Gjykatës së Apelit në Beograd, e cila liroi të dyshuarit për vrasjen e tij, përcjell "Kosova Sot Online".

Analisti polak Jakub Bielamoëicz në një postim në X, thotë se shfajësimi i vrasësve të gazetarit, tregon qartë ri-Milosheviçizimin e Serbisë nën udhëheqjen e Vuçiqit.

“Një çerek shekulli më parë, Slavko Curuvija, një gazetar dhe kritik i regjimit të Millosheviqit, u vra para banesës së tij në Beograd. Shfajësimi i fundit i vrasësve të tij tregon qartë ri-Milosheviqizimin e Serbisë nën Vuçiq, një ministër propagande në kohën e vrasjes së tij”, ka shkruar analisti derisa ka publikuar pamje nga arkiva në momentin kur policia ndodhej afër trupit të të ndjerit Curavija.

(Kosova Sot Online)