“Termokos” shpërndan mbi 1 mijë test fatura me matje në bazë të konsumit

  • E.K /
  • 12 April 2024 - 13:46
“Termokos” shpërndan mbi 1 mijë test fatura me matje në bazë të konsumit

Mbi 1 mijë test fatura janë shpërndarë nga Ngrohtorja “Termokos” me matje në bazë konsumit, e të cilat tani janë gati për tu dërguar tek konsumatorët, përcjell "Kosova Sot Online".

Kështu ka bërë të ditur kryeshefi i “Termokosit”, Fisnik Osmani, me ç’rast faturat do të jenë të vendosura në zarf si masë për mbrojtjen e konsumatorit.

“1008 test fatura me matje në bazë konsumit, tani janë gati për tu dërguar tek konsumatorët! Të kujdesshëm që të mbrojnë të dhënat e konsumatorëve faturat janë vendosur në zarf dhe ky do të jetë standardi ynë për të ardhmen!”, tha Osmani.

(Kosova Sot Online)