Kurti e dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit

  • A.P /
  • 14 April 2024 - 10:25
Kurti e dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit,  ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online". 

Ai ka thënë se ky është një akt i paprecedentë që përbën një rrezik të madh për destabilizimin e gjithë rajonit.

“E dënoj sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit. Ky veprim i paprecedentë përbën një rrezik të madh për destabilizimin e tërë rajonit. Tash, më shumë se kurë, bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive dhe nxitjes së paqes së qëndrueshme”, ka shkruar Kurti

(Kosova Sot Online)