Policia jep detaje për zjarrin në fabrikë

  • A.P /
  • 14 April 2024 - 14:46
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin që e ka përfshirë sot një fabrikë në fshatin Kërpimeh të Podujevës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se zjarrfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Kërpimeh të Podujevës. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë.”

(Kosova Sot Online)