A po monitorohet nga kamerat votimi në Veri?

  • A.P /
  • 21 April 2024 - 09:22
A po monitorohet nga kamerat votimi në Veri?

Në qendrat e votimit në katër komunat veriore janë vendosur kamera për të monitoruar procesin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky vendim u mor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së 11 prillit.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, kishte thënë se “vendosja e kamerave do të bëhet duke siguruar plotësisht fshehtësinë e votës”.

“Ruajtja e regjistrimit të kamerave do të jetë e përkohshme deri në shkatërrimin e materialit zgjedhor që sipas ligjit bëhet brenda 60 ditëve pas certifikimit të rezultateve.”

Ato janë huazuar nga KQZ në Shqipëri.

(Kosova Sot Online)