Kurti do të marrë pjesë në Sofje për Forumin Ekonomik të Vjenës

  • E.K /
  • 22 April 2024 - 08:45
Kurti do të marrë pjesë në Sofje për Forumin Ekonomik të Vjenës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, i cili kësaj radhe mbahet në Sofje të Bullgarisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për në Bullgari.

Kurti do të jetë pjesë e sesionit të diskutimit “Pyetje për vizionarët: Roli i inovacionit, teknologjisë dhe arsimit për bashkëpunimin ekonomik rajonal.

“Ai do të marrë pjesë bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Fillimisht do të jetë i pranishëm në ceremoninë hapëse të forumit ku do të mbajë një fjalë rasti. Kurti do të jetë pjesë e sesionit të diskutimit “Pyetje për vizionarët: Roli i inovacionit, teknologjisë dhe arsimit për bashkëpunimin ekonomik rajonal””, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

(Kosova Sot Online)