Po bënin gara në rrugën Lipjan-Veternik, shoferët gjobiten me 400 euro

  • E.K /
  • 22 April 2024 - 15:51
Po bënin gara në rrugën Lipjan-Veternik, shoferët gjobiten me 400 euro

Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë në rrugën Lipjan-Veternik, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se shoferët janë gjobitur me nga 400 euro, katër pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

(Kosova Sot Online)