Jo e madhe asociacionit që rrezikon me zhbërjen e shtetit të Kosovës

Jo e madhe asociacionit që rrezikon me zhbërjen e shtetit të  Kosovës
Jo e madhe asociacionit që rrezikon me zhbërjen e shtetit të  Kosovës

Skender Mulliqi

  • 15 May 2024 - 08:05

Shkruan:ANALISTI-Skënder Mulliqi

Në Kosovë janë 10 komuna të tilla dhe komuniteti duhet të koordinojë aktivitetet e tyre duke u bazuar në kushtetutën dhe ligjet e Kosovës . Askush dhe as kryeministri Kurti nuk mund të nënshkruaj asgjë tjetër. Dërgimi në kushtetuese duke shantazhuar dhe kushtëzuar Kosovën më inkuadrim në Këshillin e Evropës, siç po kërkohet nga Franca dhe Gjermania, shkon në dëm të shtetit të Kosovës, edhe pse po kemi deklarime ndryshe të ndërkombëtareve

-Serish këtyre ditëve doli në plan të parë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, i cili ngapak ishte harruar. Kosova sa herë që ka ardhur puna të inkuadrohet në ndonjë strukturë të BE-së, ju kanë vu kushte, kurse për çudi Serbisë asnjë kusht , pos ndonjë kritikë verbale. Së është kështu fletë e dhëna së Kosova po përballët ende më masa ekonomike, gjoja për eskalim të situatës në veri, e këtë edhe qorrat e dinë së incidentet e pareshtura në veri, janë produkt i strukturave paralele kriminale serbe, të dirigjuara nga regjimi shovinist i Beogradit.

Kur Kosova dhe opinioni i gjerë publik menduan së pranimi në Këshillin e Evropës është punë e kryer, nuk po ndodhë më gjasë kështu. Gjermania dhe Franca paraqitën kushtin tashmë famëkeq që Kosova ta dërgojë në kushtetuese paraprakisht draft statusin për formimin e Asociacionit. Kjo jo vetëm që është shumë e padrejtë politikisht, por bie ndesh edhe më procedurat dhe rregullat për pranim të një shteti në këtë organizëm të rëndësishëm ndërkombëtar. Kosova pareshtur po përballët më shkopin e BE-së, kurse Serbia më karotën. Kjo mua më duket së po ndodhë nga frika se Serbia dhe Vuçiqi mund të shkaktojnë luftë më përmasa të mëdha në rajon dhe më gjerë, të cilën edhe po e synojnë Putin dhe Vuçiq.

Si te komentohet ndryshe, së edhe pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, Serbia nuk ju bashkëngjitë masave ekonomike dhe politike të ndërkombëtare ndaj Rusisë të diktatorit,Vladimir Putin. Madje, jo që Vuçiqi nuk pranojë këtë gjë, por ai po i thellon gjithnjë e më shumë marrëdhëniet më Rusinë. Së ndikimi i politikës ruse është evidente në Serbi, fletë e dhëna së në krye të kabinetit të ri qeveritar janë instaluar pro rusët e thekur Vulin dhe Popoviq. Tjetra. Është pritur që Serbisë ti vihen masat ekonomike pas aktit terrorist të Vuçiqit dhe Radojçiqt në Banjskë, edhe kjo nuk ndodhi, prapë po vazhdohet më ledhatimin e një regjimi të kriminelëve të luftës në krye të Serbisë. Nga BE është formuar një komision hetimi, po thuaj hetim për asgjë të re. Vuçiq, Dodik, Vulin, Sheshel,Nikoliq, Daçiq, Mandiq më kamarrillat e tyre kanë dalë hapur në synimin për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet, që është një luftë e re në Ballkan. Formimi i Asociacionit i cili u ri aktualizua , është pretekst për ndarje të Kosovës, siç edhe provokoj Beogradi zyrtar në Banjskë, por dështoj turpshëm. Këtë gjë e dinë mirë Franca dhe Gjermania, por edhe Eskobar në largim.

Nëse në luftën për çlirim shekullor nga Serbia na ndihmuan miqtë tanë evropian dhe Amerika, si duket në shtet ndërtim nuk po sillen shumë miqësisht më Kosovën. Po kërkohet të implementohet një Asociacion i cili zhbën shtetësinë e Kosovës, këtu e kam fjalën për Asociacionin e nënshkruar në vitin 2013 respektivisht në vitin 2015, nga Thaçi dhe Mustafa. Kosova gjithmonë e shprehë e gatshme në implementimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe marrëveshjes të Ohrit të planit franco -gjerman, të cilat Serbia më ngulm po i refuzon, që edhe para këtij refuzimi të presidentit serb, BE po heshtë, e po këmbëngul në mënyrë të pa shembull në formimin e Asociacionit, pse ashtu më sherr të madh mbrapa, po e kërkon serbomadhi , Aleksandër Vuçiq, i cili edhe përkundër kësaj tolerance të madhe çdo ditë botën perëndimore po e klasifikon si armike të serbëve na Ballkan.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka thënë qartazi së është i gatshëm të zbatojë atë marrëveshje , por që Asociacioni të këtë modelin e asociacionit të serbëve në Kroaci, e jo të jetë i Tirolit të Jugut , e as Republika Srpska. Në Kosovë janë 10 komuna të tilla dhe komuniteti duhet të koordinojë aktivitetet e tyre duke u bazuar në kushtetutën dhe ligjet e Kosovës . Askush dhe as kryeministri Kurti nuk mund të nënshkruaj asgjë tjetër. Dërgimi në kushtetuese duke shantazhuar dhe kushtëzuar Kosovën më inkuadrim në Këshillin e Evropës, siç po kërkohet nga Franca dhe Gjermania, shkon në dëm të shtetit të Kosovës, edhe pse po kemi deklarime ndryshe të ndërkombëtareve .

Kushtetuta thotë se asnjë pjesë e territorit të Kosovës nuk mund t'i aneksohet një shteti tjetër apo pjesë të një shteti tjetër, gjë që vlen për komunat me shumicë serbe. Është e pa pranueshme për një shtet të pavarura dhe sovran, që Serbia të kontrollon pjesën më shumicë serbe në veri të Kosovës. Serbët duhet të jenë besnikë ndaj shtetit të Kosovës, sepse shteti i Kosovës është realitet i pa kthyeshëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".