Albin Kurti ka udhëtuar për në Mal të Zi

  • A.P /
  • 15 May 2024 - 18:42
Albin Kurti ka udhëtuar për në Mal të Zi

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Mal të Zi, ku do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Sonte ai do të marrë pjesë në darkën e liderëve të shtruar nga Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajic, ndërkaq nesër do të jetë folës në panelin e diskutimit “Situata aktuale dhe planet e së ardhmes – Plani i ri i rritjes”, njofton ZKM.

Ky samit gjatë të cilit liderët e vendeve të rajonit, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të diskutojnë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, po mbahet në Kotor të Malit të Zi nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”, vijon njoftimi i ZKM-së.

(Kosova Sot Online)