Detaje nga bastisjet e policisë në veri

  • A.P /
  • 20 May 2024 - 17:05
Detaje nga bastisjet e policisë në veri

Raportohet se Policia e Kosovës sot i ka bastisur disa biznese në veri të vendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas mediave serbe policët janë futur në objekte të ndryshme financiare në komunat veriore.

“Në bazë të informacioneve të pranuara se në disa biznese në Veri të vendit është duke u zhvillu veprimtari e kundërligjshme, me autorizim të prokurorit kemi nderhy dhe të njëjtat jemi duke i kontrollu. Me neve është edhe ATK”, ka deklaruar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani 

Mediat serbe raportojnë se Policia e Kosovës është futur në së paku katër degë të një banke në veri, si dhe në shërbimin e Bankës Popullore e Serbisë në Komunën e Leposaviqit.

Atje raportohet se po qëndrojnë edhe pjesëtarët e EULEX-it dhe KFOR-it.

(Kosova Sot Online)