Rohde thotë se vizita e Sarrazin lidhet me Procesin e Berlinit

  • E.k /
  • 28 May 2024 - 15:24
Rohde thotë se vizita e Sarrazin lidhet me Procesin e Berlinit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar që kishte mysafirë në rezidencën e tij kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rohde tregoi se temë e diskutimit në këtë tryezë ishte Procesit i Berlinit.

“I nderuar që kam përsëri si të ftuar në rezidencën time, të nderuarin kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe të dërguarin tim gjerman për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin. Diskutim i mirë dhe intensiv për rrugën përpara në Procesin e Berlinit!”, shkroi Rohde.

(Kosova Sot Online)