Jorn Rohde del me reagim

  • A.P /
  • 11 June 2024 - 22:00
Jorn Rohde del me reagim

Jorn Rohde, ambasadori gjerman në Kosovë, i ka reaguar Qeverisë së Kosovës lidhur me shpronësimet në Veri duke thënë se “kjo mënyrë e procedimit nuk është në përputhje me sundimin e ligjit”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Qeveria iu kishte përgjigjur ndërkombëtarëve rreth shpronësimeve në Veri duke u thënë se nuk e kanë lexuar si duhet gjendjen faktike dhe se qeveria i ka pritur vendimet e gjykatave për të marrë vendimin.

Por, kjo si ka bindur diplomatët. Rohde ka thënë se vendimi i Qeverisë dëmton besimin mes komunitetit serb dhe qeverisë. Ai këtë e ka ndërlidhur edhe me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

“Pas reagimit të qeverisë ndaj deklaratës së QUINT/BE/OSBE-së për shpronësimin, më lejoni të citoj nga raporti i Juristëve Eminentë të KiE-së: ‘Kjo mënyrë e procedimit nuk është në përputhje me sundimin e ligjit dhe ka të ngjarë të dëmtojë më tej besimin midis komunitetit serb dhe institucioneve qeveritare”, ka shkruar Rohde në “X”,.

(Kosova Sot Online)