
Miratimi i ligjit për KPM-në, Gutierrez: Ditë e zezë për lirinë e medias

Ricardo Gutierrez, sekretar i përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve (EFJ) e ka quajtur ditë të zezë për lirinë e mediave këtë të enjte, pasi Kuvendi i Kosovës e miratoi ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), i cili mes tjerash parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Kosovë: Parlamenti sapo miratoi ligjin për media (Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave) pavarësisht këshillave nga KiE, BE, OSBE dhe EFJ për të mos bërë kështu. Sot është një ditë e zezë për Lirinë e Medias dhe Demokracinë në Kosovë. Partitë politike opozitare e bojkotuan seancën”, shkroi Gutierrez në “X”.
Ligji u miratua në lexim të dytë me 59 vota për, asnjë kundër dhe dy abstenime.
#Kosovo: the Parliament just passed the media law (Law on Independent Media Commission) despite advice from the CoE, EU, OSCE & @efjeurope not to do so. Today is a dark day for #MediaFreedom and #Democracy in Kosovo. Opposition political parties boycotted the session.
— Ricardo Gutiérrez (@Molenews1) July 11, 2024
(Kosova Sot Online)