
Qeveria Kurti merr një vendim

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në këtë mbledhje është miratuar kërkesa e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për konfirmimin e interesit të përgjithshëm publik në ushtrimin e aktiviteteve nga Ndërmarrja Publike “Trepça” Sh.A.
Një javë më parë Qeveria e Kosovës ka emëruar anëtarët e bordit të kësaj ndërmarrje publike. Mentor Berisha kryesues, Fadil Bejat anëtar, Merita Gashi anëtare, Sadije Gashi anëtare, Alban Krasniqi anëtar janë të zgjedhurit për të menaxhuar ndërmarrjen.
(Kosova Sot Online)