Në Shqipëri mbërrin Omicron K3

  • E.k /
  • 26 July 2024 - 20:37
Në Shqipëri  mbërrin Omicron K3

Nënvarianti i Omicron K3 dyshohet se ka hyrë edhe në Shqipëri ndonëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Ky nënvariant ka rritur numrin e rasteve të prekur nga coronavirus në  vende të Europës dhe rajonit dhe një trend në rritje të pacientëve me Covid ka edhe në vendin tonë, ndonëse nuk ka vend për t’u shqetësuar pasi simptomat janë të lehta.

Shumë raste rezultojnë me tampon negativ por mjekët diagnostikojnë në baze të simptomave të cilat janë të lehta. Ndërkohe që ka shumë qytetarë të cilët nuk drejtohen tek mjeku.

(Kosova Sot Online)