Ngjarjet e datës 29 korrik 2024

  • s.a /
  • 29 July 2024 - 07:41
Ngjarjet e datës 29 korrik 2024

10:00: Vazhdon seanca gjyqësore për rastin e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, i cili u rrah për vdekje nga dy të mitur më 14 janar, (Gjykata Themelore Prishtinë)

10:00: Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes për financimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë ndërmjet Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondit Saudit për Zhvillim, (Objekti i Qeverisë, salla P-38)

11:00: Gjykata Themelore në Ferizaj shpall aktgjykimin kundër Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të dyshuar për vrasjen e Marigona Osmanit. (Gjykata Themelore, Ferizaj)
18:30: Prishtina Gastronomy Festival mban edicionin e katërt, i cili ofron një platformë për të shijuar ushqime të ndryshme dhe për të përjetuar një atmosferë me muzikë dhe argëtim. Merr pjesë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari. (Sheshi “Adem Jashari”, Prishtinë) 

(KOsova Sot Online )