Mjaft me mashtrim, Serbisë i shkon paralajmërimi serioz me karton të kuq për zbatimin e marrëveshjen me Kosovën ose goditet me ndëshkim

Mjaft me mashtrim, Serbisë i shkon paralajmërimi serioz me karton të kuq  për zbatimin e marrëveshjen me Kosovën ose goditet me ndëshkim
Mjaft me mashtrim, Serbisë i shkon paralajmërimi serioz me karton të kuq  për zbatimin e marrëveshjen me Kosovën ose goditet me ndëshkim

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 28 July 2024 - 09:20

Shkruan:ANALISTI-Reshat Badallaj- Zhuriani

Bashkimi Evropian tashme duket se është ngopur me lojërat  e tepruara mashtruese të Serbisë fashiste që po i bënë karshi Kosovës, me procesin e dialogut dhe jo vetëm kaq, por edhe ndaj vetë   Bashkimit Evropian dhe miqve të tjerë ndërkombëtar. Kjo u pa më në fund kur Bashkimi Evropian ia tërhoqi vërejtjen Serbisë,  dhe pikërisht kryeministrit Millosh Vuqiqeviq,  që të mos bëj Deklarata turbulluese siq ata e kanë zakon. Po ashtu njëherit  i qoi fjalë  që të jetë shumë i vëmendshëm sepse çdo gjë regjistrohet, sepse sipas tyre po e vënë tepër në dyshim marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, sepse çdo gjë kalon nëpër zyrat e Bashkimit Evropian .

-Tani më është shumë e ditur botërisht  se  sidomos Serbisë fashiste nuk po i konvenon dhe nuk po i pëlqen kjo marrëveshje. Sido që të jetë, Bashkimit Evropian duhet që të mos lëshoj më pe karshi Serbisë fashiste, se e kanë në gjak mashtrimin dhe gënjeshtrat,  dhe se kësaj më shumë po i shkon për shtati të ndjek  rrugën kah Rusia,  se thuaja se fare nuk po do të shkoj kah rruga e Bashkimit Evropian, sepse sipas saj,  po u kthye nga Bashkimi Evropian e humbi Kosovën,  kur dihet se kjo është e humbur përgjithmonë,  sepse sovraniteti i saj është pranuar nga shumë shtete të forta në BE dhe në tërë  globin  botërorë.

Pra  thuaja se është pranuar nga gjysma e më tepër e shteteve të botës. Bashkimit Evropian,  këtij tellallit të fundit  ia përkujtoi sikurse  edhe Aleksandër Vuçiqit , marrëveshja është pranuar, ndonëse është e pa nënshkruar. Por, prandaj po e them se me Serbinë fashiste nuk mjaftojnë vetëm fjalët dhe mashtrimet e tyre, por duhet vënë  nënshkrimin dhe pikë. Përndryshe gjithmonë do ketë kësi farë lojërash ngri e mos këputë. Këtë e tha dhe kërkoi edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përndryshe Serbia do merr vetëm kohë,  prandaj ajo kupton vetëm kur Bashkimi Evropian dhe fuqitë e mëdha t'ia tregoja kartonin  e kuq, ajo ndryshe nuk kupton.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"