Policia e Kosovës del me njoftim

  • A.P /
  • 06 August 2024 - 17:25
Policia e Kosovës del me njoftim

Policia ka njoftuar se është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në fshatin Dol në Gjakovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Njoftimi i plotë:

Në një rast përdorimi të armës arrestohet një i dyshuar dhe sekuestrohet një armë zjarri

Gjakovë, 6 gusht 2024

Stacioni Policor në Gjakovë, pasi kishte siguruar një video incizim ku i dyshuari G. T., mashkull kosovar i moshës madhore, me datën 03.08.2024 në fshatin Dol në Gjakovë, shihej duke shtëne me armë zjarri, ka ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore si rezultat i të cilave i dyshuari është arrestuar. Në posedim të tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e llojit pistoletë, mbi dyshimin se e njëjta ishte përdorur në rastin e raportuar.  

Veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit, personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast penal “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

(Kosova Sot Online)