Trojet shqiptare sot kanë nevojë për miq të fuqishëm si SHBA-të

Trojet shqiptare sot kanë nevojë për miq të fuqishëm si SHBA-të
Trojet shqiptare sot kanë nevojë për miq të fuqishëm si SHBA-të

Nue Oroshi

  • 31 January 2026 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Dikur të parët tanë kanë pas thënë: Hidhe në det të mirën që e gjen në kryp. Edhe në këtë rast, të bëhesh pjesë e iniciativës së Presidentit më të fuqishëm në botë është një madhështi dhe nuk është fare dobësi. Sa i përket mosqëndrimit të kësaj ideje në këmbë në aspektin politik dhe financiar, ajo nuk qëndron.

 

-Kjo iniciativë jepet nga politikani që është në krye të Amerikës, si dhe nga një biznesmen i fuqishëm siç është Donald Trump, i cili di të ndërtojë politika ekonomike që u paraprijnë politikave diplomatike. Trojet shqiptare, edhe në të kaluarën edhe sot, kanë nevojë për miq të fuqishëm. Orientimi në rrethe politike me armiqtë tanë shekullorë, që shpeshherë e bëjnë politikanët tanë, na ka dëmtuar historikisht.

Këtë fatkeqësisht po e bëjnë edhe sot, që në vend se të orientohen drejt shteteve që i kemi pasur miq historikisht, orientimin politik disa e shohin te shtete të cilat na kanë dëmtuar politikisht dhe kanë qenë krah shteteve që janë munduar t’i shfarosin trojet arbërore, qoftë në aspektin e gjenocideve shekullore, qoftë në aspektin e gjenocideve të shpërnguljeve, siç ishte rasti i përzënies së shqiptarëve me konventa jugosllave, turke dhe me shumë gjenocide të tjera.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".