
A ka datë e orë të saktë për hapjen e Urës së Ibrit?

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka thënë që këtë verë pritet të hapet Ura e Ibrit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Nuk ka ndonjë datë të caktuar ende, orë të saktë mirëpo ne jemi të angazhuar që gjatë kësaj vere dhe atë sa më parë të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve edhe me vetura”, ka thënë Vokrri,
“Kushdo që i ka parë imazhet e protestës, në ballë të cilës janë vërejtur organizatorët, mund ta ketë që qartë se cila është agjenda dhe kush janë këta njerëz që tentojnë me çdo kusht ta krijojnë iluzionin e rrezikut dhe tensioneve në atë pjesë të vendit, pra është fjala për liderët dhe ithtarët e Listës Serbe”.
(Kosova Sot Online)