Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

  • A.P /
  • 09 August 2024 - 18:11
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Njësiti i hetimeve të Policisë së Kosovës të stacionit Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"..

Sipas Policisë së Kosovës e dyshuara që është paraqitur në fotografi kërkohet për përfshirje veprën “Vjedhje”.

Policia thotë se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së saj duhet të kontaktoni në numrin e telefonit: 192.

Image

(Kosova Sot Online)