Një burrë plagos me thikë nënë e bijë në këtë vend

  • A.P /
  • 14 August 2024 - 22:25
Një burrë plagos me thikë nënë e bijë në këtë vend

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në sheshin Leicester të Londrës, ku një vajzë e mitur 11-vjeçare dhe nëna e saj, janë sulmuar me thikë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas CNN, për sulmin e rëndë është vënë në pranga një person, ndërsa nënë e bijë janë dërguar në spital.

Policia tha se nuk beson se ka ndonjë të dyshuar tjetër për ngjarjen, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Për fat të mirë, të dyja të plagosurat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

(Kosova Sot Online)