MSH konfirmon dorëheqjen e Naser Ramadanit

  • E.k /
  • 22 August 2024 - 11:04
MSH konfirmon dorëheqjen e Naser Ramadanit

Pas rreth 12 vitesh në krye të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë para një jave, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ju njoftojmë se me datën 14.08.2024, Ministri i Shëndetësisë ka pranuar dorëheqjen e Dr. Naser Ramadanit nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv të IKShPK-së”, ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë.

Arsyet që e çuan deri te ky vendim, Ramadani nuk ia ka dhënë ministries.

“Dr. Naser Ramadani nuk ka paraqitur arsye për dorëheqjen e tij, megjithatë, për këtë pyetje mund të kërkoni përgjigje drejtpërdrejt nga dr. Ramadani”, thuhet në përgjigje.

(Kosova Sot Online)