Sot temperatura maksimale në Kosovë 33 gradë

  • E.k /
  • 23 August 2024 - 08:05
Sot temperatura maksimale në Kosovë 33 gradë

Për ditën e premtë parashite mot më i nxehtë e kryesisht me diell në vend. Temperaturat minimale zbresin në 16C e 19C, derisa ato maksimale në rritje deri në 32C e 33C. Frynë erë e lehtë verilindore e lindore 2-5m/s, transmeton "Kosova Sot Online".

Kushte të motit stabil na përcjellin përgjatë fundjave dhe fillim të javës vijuese, njofton Prishtina Weather.

Megjithëse do të ketë vransira kalimtare, nuk priten mundësi për të reshura. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 33C e 34C, e minimalet zbresin në 16C e 18C. Do të fryjë erë verilindore e lehtë dhe mesatare 4-11m/s.

(Kosova Sot Online)