
Begaj i uron Abbottit mandat të suksesshëm

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka mirëpritur ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nick Abbott, teksa prezantoi letrat kredenciale të tij sot, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“I uroj mandat të suksesshëm teksa ne vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin tonë për reformat, integrimin euroatlantik dhe stabilitetin rajonal”, shkroi Begaj në postimin e tij në platformën X.
(Kosova Sot Online)