Tahiri: Albin Kurti ka dështuar për hapjen e urës

  • A.P /
  • 11 September 2024 - 07:44
Tahiri: Albin Kurti ka dështuar për hapjen e urës

Edita Tahiri, ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti për çështjen e hapjes së urës së Ibrit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tahiri beson se Kurti ka dështuar për hapjen e urës dhe sipas saj, ai tash po thotë se po e presin KFOR-in dhe shtetet e QUINT-it.

“Tash kur deshtoi ta hap Uren, Kurti e ka gjetur fajtorin – po thote ‘po presim KFOR-in dhe shtetet e Quint-it” – ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Kurti ka thënë se tani janë në pritje të QUINT-in dhe KFOR-it për këtë çështje, duke e përmendur koordinimin me këta mekanizma.

(Kosova Sot Online)