Ja pse Vuçiq do t’i drejtohet publikut në një konferencë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër do t’i drejtohet publikut atje në një konferencë për media të planifikuar për në ora 18:00, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Dje ai ka zhvilluar një takim me të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak, pas tensioneve të shtuara në Kosovë.
Pas atij takimi, presidenti i Serbisë njoftoi se në 72 orët e ardhshme do t’i drejtohet publikut dhe do t’i paraqesë kërkesat e tij lidhur me situatën në Kosovë.
Disa tabloide të afërta me presidentin serb shkojnë deri aty sa thonë se Vuçiq mund të shpallë nesër “një okupim të një pjese të territorit të Republikës së Serbisë, që sjell pasoja të shumta, duke përfshirë përgatitjet për kthimin e zonave të okupuara”.
(Kosova Sot Online)