Marta Kos, komisionerja e re Evropiane për Zgjerim

  • A.P /
  • 17 September 2024 - 12:48
Marta Kos, komisionerja e re Evropiane për Zgjerim

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen (Von der Leyen), propozoi Marta Kos, kandidate nga Sllovenia, si Komisionere të re Evropiane për Zgjerim. Duke prezantuar kandidatët për komisionerë, von der Leyen tha se Kos do të jetë gjithashtu përgjegjëse për politikën e fqinjësisë Lindore, do të punojë për të mbështetur Ukrainën, duke përfshirë rindërtimin e këtij shteti dhe “të mbështesë vendet kandidate për t’u përgatitur për anëtarësimin e tyre në Bashkim", transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sllovenia konfirmoi javën e kaluar se Kos do të jetë kandidati i vendit për Komisioner Evropian. Më parë, Tomas Vasel hoqi dorë nga kandidatura. Sipas mediave sllovene, kjo është bërë me qëllim që Ursula von der Leyen të arrijë objektivin e saj për balancën gjinore në Komision. Sipas Politico, Sllovenia u “shpërblye për kalimin nga një kandidat mashkull në një femër” duke marrë këtë portofol.


(Kosova Sot Online)