Papa dënon vrasjen e aktivistit të njohur

  • A.P /
  • 23 September 2024 - 11:08
Papa dënon vrasjen e aktivistit të njohur

Papa Françesku dënoi vrasjen e një aktivisti të mjedisit në Honduras, i cili kishte protestuar për projektet e minierave në përpjekje për të mbrojtur pyjet tropikale dhe lumenjtë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Juan Lopez u qëllua për vdekje nga disa burra teksa po kthehej në shtëpi me makinën e tij nga kisha, tha një zyrtar për Reuters, duke folur në kushte anonimiteti.

Lopez i përkiste Komitetit Komunal për Mbrojtjen e Mallrave të Përbashkëta dhe Publike, një organizatë mjedisore në qytetin Tocoa afër bregut të Atlantikut të vendit dhe ishte gjithashtu një anëtar aktiv i kishës lokale.


“Unë qëndroj me ata që shohin të drejtat e tyre themelore të shkelura dhe me ata që veprojnë për të mirën e përbashkët në përgjigje të thirrjeve të të varfërve të tokës”, shtoi ai.

Papa ka folur vazhdimisht për çështjet mjedisore, duke u kërkuar njerëzve të bëjnë më shumë për ta mbrojtur atë.

(Kosova Sot Online)