Policia lokalizon 14-vjeçarjen e cila u shpall e zhdukur

  • A.P /
  • 20 February 2026 - 11:45
Policia lokalizon 14-vjeçarjen e cila u shpall e zhdukur

Është lokalizuar 14-vjeçarja, Alisiana  Bekim Shala, nga komuna e Rahovecit, e cila ishte shpallur e zhdukur që nga muaji nëntor 2025, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia ka bërë të ditur se pas publikimit më 18 shkurt të kërkesës për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat, “personi i raportuar si i zhdukur është lokalizuar”

“Policia e Kosovës shpreh falënderim të sinqertë për të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke ritheksuar rëndësinë e raportimit me kohë dhe të bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet e rendit. Mbetemi të përkushtuar në garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)