Stradner: Aleksandar Vuçiq po përgatitet për hakmarrje

  • A.P /
  • 25 September 2024 - 14:17
Stradner: Aleksandar Vuçiq po përgatitet për hakmarrje

Ivana Stradner, specialiste në fushën e sigurisë dhe informacionit, gjithashtu vëzhguese e zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet një postimi në platformën “X” ka paralajmëruar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po përgatitet për hakmarrje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke komentuar fjalimin e tij në OKB, Stradner vlerëson se presidenti serb po shkon hapave të Vladimir Putinit.

Thotë se Vuëiq po përgatit hakmarrjen e tij për vitet ’90

“Ashtu siç Putin akuzoi Perëndimin për rënien e Bashkimit Sovjetik dhe kaloi jetën e tij duke u përgatitur për hakmarrjen e 2022, Presidenti serb po përgatit hakmarrjen e tij për vitet ’90. Ai po pret vetëm momentin e duhur gjeopolitik”, ka thënë analistja.

(Kosova Sot Online)