
Jorn Rohde, ngjet majën e Moknës

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, çdo fundjavë pothuajse frekuenton pjesë të ndryshme të Kosovës. Sot ai është ngjitur me një grup në majën e malit Mokna, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rohde ka thënë se kjo shëtitje ka qenë e paharrueshme dhe ka falënderuar klubin lokal të hiking për përkrahjen dhe udhëzimet.
“Një tjetër shëtitje e paharrueshme me një grup mahnitës në një tjetër cep të bukur të Kosovës.Faleminderit klubit lokal të hiking për mbështetjen + udhëzimin dhe ditën e mrekullueshme në natyrëKësaj radhe, kemi qenë me fat me motin, duke shijuar majën e malit Mokna në diell”, ka shkruar Rohde.
(Kosova Sot Online)