Ja kur pritet ta marrë detyrën Trump

  • A.P /
  • 06 November 2024 - 13:52
Ja kur pritet ta marrë detyrën Trump

Donald Trump është zgjedhur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kandidati republikan, si dhe ish-president, ka garuar kundër demokrates Kamala Harris në zgjedhjet e 5 nëntorit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Trumpi ka fituar në shumicën e atyre që njihen si shtete të papërcaktuara, duke siguruar 277 vota të Kolegjit Elektoral.

Një kandidat duhet të fitojë të paktën 270 vota për t’u shpallur fitues. Fitorja e tij është konfirmuar pasi ka triumfuar në katër shtete të papërcaktuara: Pensilvani, Ëiskonsin, Karolinë e Veriut dhe Georgia.

Pasi ka marrë votat e nevojshme elektorale, pritet që të votohet në Kolegj Zgjedhor e të certifikohet në Dhomën e Përfaqësuesve më 6 janar 2025.

Presidenti i ri merr detyrën më 20 janar 2025.

Rreth 150 milionë amerikanë kanë votuar në zgjedhjet presidenciale, në ose para ditës së zgjedhjeve.

(Kosova Sot Online)