Hoti: VV ka kundërshtuar disa procese kyçe për vendin

  • A.P /
  • 11 December 2024 - 08:16
Hoti: VV ka kundërshtuar disa procese kyçe për vendin

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka komentuar narrativën e pushtetit që ‘Kosova është shkatërru për 20 vjet’, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hoti ka thënë se kjo fjali dëshmon mungesën e vetëdijes kombëtare dhe moralit politik

“Kjo fjali jo vetëm që vjen shpesh prej pushtetit por është pjesë e diskursit të përditshëm të tyre për t’i luftu kundërshtarët politik. Kudnërshtarët politik, gara politike duhet të bëhet mbi bazën e projekteve të mira, arritjeve në politikë, vizionit të qartë e jo mbi bazën e propagandës. Për fat të keq kjo është bë pjesë e diskursit të përditshëm të pushtetit. Sa herë që kjo fjalë nxirret nga goja e politikanëve të caktuar, e dëshmon mungesën e plotë të vetëdijes kombëtare, por tregon edhe për mungesën e moralit elementar politik të personit që e thotë. Është fyerje e madhe për krejt qytetarët kur thuhet ajo”, ka thënë Hoti.

Duke u kthyer në retrospektivë, Hoti ka thënë që VV ka kundërshtuar disa procese kyçe për vendin dhe edhe me ngjitjen në pushtet, nuk kanë reflektuar ndryshe.

(Kosova Sot Online)