Sot parashikohet të mbajë mot i vranët

  • A.P /
  • 12 December 2024 - 07:26
Sot parashikohet të mbajë mot i vranët

Për të enjten parashikohet të mbajë mot i vranët, ndërsa gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes pritet të ketë reshje të izoluara shiu në zona të caktuara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 10-29 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 7°C. 


(Kosova Sot Online)