Vuçiq takon Hillin, ja për çfarë biseduan

  • A.P /
  • 04 January 2025 - 13:47
Vuçiq takon Hillin, ja për çfarë biseduan

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka takuar sot ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Christoper Hill. Sipas një njoftimi të publikuar nga Vuçiq, në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet në Serbi dhe në gjithë globin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kemi përmbledhur ngjarjet dhe rezultatet e bashkëpunimit nga viti i kaluar dhe kemi biseduar rreth tyre përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në sfera të ndryshme të jetës shoqërore, veçanërisht në projektet e infrastrukturës, si në rrugë ashtu edhe në energji”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka treguar se gjithashtu temë e bisedës ka qenë edhe vendosja e sanksioneve ndaj indsutrisë serbe të naftës – NIS.

“Ne kemi diskutuar edhe për situatën politike me fokus në ndryshimet që po ndodhin, bashkë ne SHBA dhe në shumë vende evropiane”, ka shkruar tutje Vuçiq.


(Kosova Sot Online)