Lajçak: Progresi i mëtutjeshëm është në interes të Kosovës dhe Serbisë

  • A.P /
  • 22 January 2025 - 09:33
Lajçak: Progresi i mëtutjeshëm është në interes të Kosovës dhe Serbisë

Miroslav Lajçak, emisari i BE-së për dialogun, ka folur për takimin që e pati me dje me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një postim në platformën X, ai tha se me Vuçiq biseduan për procesin e dialogut.

“Theksova se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 hapi rrugën përpara drejt normalizimit”.

“Progresi i mëtutjeshëm është në interes të Kosovës, Serbisë dhe të ardhmes së tyre”, ka thënë Lajçak.

(Kosova Sot Online)