
Një grua është arrestuar nën dyshimin se e ka rrahur djalin e saj

Një grua në Gjakovë është arrestuar nën dyshimin se ushtroi dhunë fizike ndaj djalit të saj të mitur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Policia tha se me vendim të prokurorit, ajo është liruar dhe rasti është në procedurë të rregullt.
“Gjakovë 05.12.2025-10:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, e cila ditë më parë ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të saj të mitur. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njoftoi policia.
(Kosova Sot Online)