Zhduket një veteran i UÇK-së

  • A.P /
  • 27 January 2025 - 07:47
Zhduket një veteran i UÇK-së

Është raportuar zhdukja e Zylfi Tejecit, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmi është bërë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Has.

Sipas njoftimit zyrtar, Tejeci është zhdukur më 23 janar 2025, rreth orës 18:55.

Raportohet se ai ishte parë për herë të fundit në një lokal në fshatin Planej, prej nga ishte nisur për në shtëpi, por që nga ai moment nuk ka asnjë gjurmë të tij.

“OVL UÇK HAS lutë secilin qytetarë që ka informacione ta lajmërojë Policinë e Kosovës,” thuhet në njoftimin e organizatës.

Çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Tejecit është i mirëpritur nga autoritetet dhe organizata e veteranëve.


(Kosova Sot Online)