
Lexoni edhe:
Nuk do të ketë reduktim të trupave të SHBA-së në Kosovë e as të NATO-s
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Mendoj se nëse bëhet një rritje e tillë e pagave deri një mijë euro në sektorin publik, prap nuk do të shkaktojë ndonjë mungesë të punëtorëve në sektorin privat. Nuk do të shkaktojë për faktin se të punësuar do të jenë vetëm militantët partiakë të VV dhe jo profesionistët e ndryshëm. Mungesa e punëtorëve është duke u shkaktuar nga mërgimi i kuadrove profesioniste.
Nuk do të ketë reduktim të trupave të SHBA-së në Kosovë e as të NATO-s
Lexoni edhe:
-Ky do të jetë rreziku më i madh për Republikën e Kosovës. Në këtë prizëm, Qeveria e Kosovës duhet ta bëjë një projekt të mbajtjes në Republikën e Kosovës të kuadrove profesionalë e në veçanti të mjekëve dhe inxhinierëve. Kjo bëhet vetëm duke punuar ekspertët e fushave të ndryshme në një projekt të përbashkët. Këtë projekt të përbashkët pastaj ta fusë në veprim Qeveria e Kosovës.
Këtu një rol të madh mund ta luajë edhe përgatitja e kushteve për investimin e mërgatës shqiptare në Kosovë, por edhe të interesuarve të tjerë nga shtetet perëndimore që të investojnë në Republikën e Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".