Përgatituni, ky është parashikimi i motit për të enjten

  • A.P /
  • 30 January 2025 - 07:16
Përgatituni, ky është parashikimi i motit për të enjten

Të reshurat e shiut që vazhdojnë gjatë natës, mëngjesin e së enjtes pritet të pushojnë. Intervale me diell parashihen gjatë ditës, e më vonë pasdite nuk përjashtohen mundësi për rrebeshe të dobëta shiu, në pjesë të vendit, kryesisht përreth zonave malore në jug e lindje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Temperaturat minimale zbresin në 6C e 7C, e ato maksimale gjatë ditës 12C e 15C.

Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore e juglindore 3-7m/s.

(Kosova Sot Online)