Vdiq mjeku kosovar, Prof. Dr. Isuf Dedushaj

  • A.P /
  • 01 February 2025 - 15:32
Vdiq mjeku kosovar, Prof. Dr. Isuf Dedushaj

Sot është ndarë nga jeta mjeku i njohur kosovar, Isuf Dedushaj, pas përballjes me një sëmundje të rëndë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin për vdekjen e tij, e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale.

“Me dhembje të thellë ju njoftojmë se pas nje sëmundje të gjatë u nda nga jeta i dashuri prindi ,vllau,miku ynë, burri i madh i Shqiptarisë Prof.Dr Isuf Dedushaj”, shkruhet në njoftim.

Familjarët po ashtu kanë bërë të ditur se për ceremoninë e varrimit do të njoftojnë në vazhdim.

Prof. Dr. Isuf Dedushaj ishte mjek, epidemiolog, profesor universitar dhe doktor i shkencave të mjekësisë.

Shkollën fillore e ka kryer në Vuthaj dhe Guci, ndërsa gjimnazin e ka përfunduar në Pejë, kurse Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në mars të vitit 1976.

Isuf Dedushaj në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë ka qenë edhe prodekan dhe dekan.

(Kosova Sot Online)