Grenell: Kurti është dënuar nga administrata e parë e Trump dhe administrata e Bidenit

  • A.P /
  • 07 February 2025 - 08:53
Grenell: Kurti është dënuar nga administrata e parë e Trump dhe administrata e Bidenit

Emisari special i ShBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell i ka reaguar deklaratës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky i fundit dje tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Kosovës janë më të forta se kurrë më parë.

Grenell e ka quajtur deklaren e Kurtit iluziore teksa shton se me të në krye të Qeverisë, marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë s’kanë qenë më poshtë e të dobëta.

“Iluzore. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të dobëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë e Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e SHBA, Anthony Blinken etj”, ka shkruar Grenell.

(Kosova Sot Online)